Një rast i rrëmbimit si në filma ka ndodhur dje në Drenas, shkruan Gazeta Metro.
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij tre persona të panjohur e kishin rrëmbyer atë me dhunëdhe e kishin dërguar në pyll.
Atje të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime dhe më pas viktima ka arritur të largohet prej tyre.
I njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet ende.
Ky është raporti i plotë i policisë:
RRËMBIM
Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime , dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.