Fjalë Kyçe

Lista Serbe: Do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në zgjedhje

Lista Serbe: Do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në zgjedhje

Konfirmimi i dënimit ndaj Ivan Todosijeviq, ka bërë që Lista Serbe ta shqyrtojë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Madje ata për këtë do të shkojnë për ta konsultuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.

“Duke sjell në mendje që Prishtina në vazhdimësi shkel marrëveshjet e Brukselit në dëm të serbëve, të cilat janë pranuar nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveccani, si garantues të të drejtave të serbëve, e në bazë të të cilave janë mbajtur zgjedhje, Lista Serbe do të zhvillojë konsultime me Presidentin Vuçiq. Do të konsultohemi nëse do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftim.