Katër fëmijë në Vushtrri kanë gjetur e pastaj dorëzuar në Polici një portofol me dokumentacion dhe me një shumë të hollave.
Policia ka njoftuar se ky gjest i mirë, është raportuar dje me datën 25 gusht 2021, rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”.
“Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.