Një furgon ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës duke përfunduar në greminë.
Raportohet se janë konfirmuar pesë viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.
Policia dhe ambulanca ndodhen pranë vendit të ngjarjes pas sinjalizimit për aksidentin e rëndë.