Një veturë zyrtare në Prishtinë është ndalur në skajë të rrugës.
Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një veturë zyrtare ka bllokuar qarkullimin e këmbësorëve duke u ndaluar në skajë të rrugës, shkruan lajmi.net.
Kjo foto është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook.
Në foto shihet vetura zyrtare në skajë të rrugës, dhe dy vetura të tjera të parkuara në trotuar, ku njëra prej tyre është veturë e autoshkollës.