Fjalë Kyçe

Ia falsifikuan nënshkrimet për t’ia rrënuar lokalin në Prizren, lajmërohet rasti në polici

Ia falsifikuan nënshkrimet për t’ia rrënuar lokalin në Prizren, lajmërohet rasti në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë falsifikuar dokumente me datë 16 prill të këtij viti në Prizren.

Rastin në polici e kanë raportuar dy ankuesit, nënë dhe djalë të cilët kanë thënë se persona të panjohur i kanë falsifikuar nënshkrimet e tyre për ti dhënë të drejtën për rrënim bashkë pronarit të lokalit të tyre, njofton Klankosova.tv.

Akoma nuk është arrestuar asnjë person lidhur me këtë rast.

Policia ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet në zbardhjen e këtij rasti.