Fjalë Kyçe

Caktohet data se kur do të fillojë viti shkollor

Caktohet data se kur do të fillojë viti shkollor

Takimi mes ministrit të Shëndetesisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave ka mbaruar.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.

Përveç masave të reja është caktuar që të shtyhet viti i ri shkollor deri më 13 shtator.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në prën 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetesore dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 per qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit”, ka shtuar ai.