Fjalë Kyçe

Me veturë zyrtare në deti, nënkryetari i Gjakovës kapet mat në Shëngjin

Me veturë zyrtare në deti, nënkryetari i Gjakovës kapet mat në Shëngjin

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, është kapur duke keqpërdorur veturën zyrtare.

Fetahaj kishte marrë rrugën për pushime drejt Shëngjinit me veturën e cila është në pronësi të Komunës së Gjakovës, raporton TV Syri.

Raportohet se Fetahaj është kthyer nga pushimet sot në mëngjes.

Por megjithatë, i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Komunës së Gjakovës, të cilët kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ky është një lajm i rremë.

“Drejtëpërdrejtë nga oborri i Komunës së Gjakovës! Siç shihet, vetura e Nënkryetarit të Komunës, Flamur Fetahaj ndodhet në Gjakovë. Lajmi i postuar nga Tv Syri Vision është i pavërtetë!”, thuhet në postimin e Komunës së Gjakovës.