Interi me rikthim ka arritur që ta mposht Hellas Veronën 3;1 në stadiumin “Bentegodi” të premten në mbrëmje.
Ishte ndeshje e rëndësishme e xhiros së dytë e elitës së futbollit italian dhe Interi vazhdon me formë tejet të mirë.
Debutuesi Joaquin Correa shënoi dy herë ndërsa Lautaro Martinez një tjetër për fitoren e madhe në udhëtim.
Portieri Samir Handanoviq u bëri dhuratë vendësve pas pasimit të dobët drejt Marcelo Brozoviqit e që u kuptua nga Ivan Iliçiq. Ky i dyti e shtyu topin në rrjetë me lehtësi.
Interi luajti mirë në vazhdim por goli u arrit në pjesën e dytë.
Vetëm 70 sekonda pas pushimit, Lautaro Martinez me kokë vulosi barazpeshë në rezultat.
Correa debutoi me Interin në minutën e 74-t dhe shënoi dy herë.
Shtatë minuta para fundit e shfrytëzoi asistimin e Matteo Darmianit, ndërsa në minutën e katërt të shtesës, atë të Nicolo Barellas.