Fjalë Kyçe

Konfirmon policia: Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në “Muharrem Fejza”

Konfirmon policia: Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në “Muharrem Fejza”

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovë ka konfirmuar se rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.