Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen 132 pacientë për COVID-19.
Përmes një njoftimi, spitali ka bërë apel për vaksinimin ndërsa ka rikujtuar se spitalet po mbushen.
Raporti nga spitali:
112 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
11 pacientë të konfirmuar Negativ
9 pacientë të pakonfirmuar,
80 pacientë me oksigjeno terapi,
1 pacient në CPAP maskë,
4 pacientë në respirator.