Në kuadër të vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, është edhe kufizimi në rastet e varrimit dhe pritjes për ngushëllime.
Në bazë të vendimit, që hyn në fuqi më 30 gusht, lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.
Ndërsa është ndaluar organizimi i pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë.