Ish-luftëtari i UÇK’së, Ridvan Tahiri, ka njoftuar për një person të zhdukur në moshën 81-vjeçare, i cili po kërkohet në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se qytetari Fevzi Sejdiu, 81-vjeçar, i cili vuan nga skleroza, është zhdukur.
Tahiri ka shpërndarë edhe një fotografi dhe ka përshkruar veshjen e të zhdukurit.
“Grupi i kerkim-shpetim ka marr autorizim nga familjaret per kerkim. Presim autorizimin nga organet kopetence dhe do vazhdojm kerkimin per pak minuta ne regjion te Prishtines”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Tahiri ka kërkuar nga të tjerët që ata të cilët e shohin këtë person, fotografinë e të cilit mund ta gjeni më poshtë, të kontaktojnë me koordinatorin Beslind Pajaziti në numrin: 049104103.