Fjalë Kyçe

Testet e gjakut hidhen në rrugë në qytetin e Pejës, reagojnë qytetarët

Testet e gjakut hidhen në rrugë në qytetin e Pejës, reagojnë qytetarët

Dhjetëra teste të gjakut janë hedhur në rrugë në qytetin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur një qytetar i cili ka publikuar edhe fotografitë në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, hedhja e këtyre testeve është bërë nga një klinikë private, derisa ka ftuar inspektoratin dhe policinë që të merr masa.

Ai ka bërë të ditur se kjo pamje është në afërsi të urës së Pohovcit.

“Një klinik private nga Peja i hedh testet e gjakut në rrugë! Është turp nga kjo klinik që të bën kësi krimi në këtë kohë epidemie! Lus policinë dhe inspektoratin që të merr masa”, ka shkruar ai.

Ndaj kësaj dukurie kanë reaguar edhe qytetarë të tjerë të cilët me komente në rrjetet sociale kanë thënë se kjo është vepër penale.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është pritje të një përgjigje nga ana e tyre.