Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që qytetarët të mund të vaksinohen edhe gjatë vikendit, për shkak që situata me pandeminë thuhet se është shumë serioze, raporton Gazeta Express.
Kryetar i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Express se situata është emergjente dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të ndërmarrë masa serioze që qendrat e vaksinimit të jenë të hapura edhe të dielave, por edhe që të shtohet numri i qendrave të vaksinimit.
“Komunat dhe AKK kërkojnë që popullata të vaksinohet edhe të dielave se situata është shumë serioze. Është situatë emergjente dhe MSH duhet të ndërmarrë masa serioze që qendrat e vaksinimit të jenë të hapura edhe të dielave, por edhe të shtohen qendrat e vaksinimit. Po shihet që vetëm vaksinimi shpëton jetë”, ka thënë ia.
Ibrahimi është shprehur se Qeveria duhet të gjejë mjete që t’i përkrah edhe me shujta ditore dhe me mjete shtesë financiare punëtorët shëndetësorë e sa më shpejtë të angazhojë edhe personel shtesë.