Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, është deklaruar rreth gjendjes me Covid-19, të krijuar në vend.
Kurti ka bërë të ditur në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, se për t’u respektuar masat rigoroze, do të ketë gjashtëfishim të inspektorëve.
Madje ai bëri të ditur se orari i Policisë së Kosovës, nga ai tetë-orësh siç ishte, kalon në ndërrim 12-orësh.
“Orari i punës të Policisë së Kosovës me propozim të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, do të zgjatet nga 8-orësh në ndërrime 12-orëshe. Gjithashtu do të shtohet numri i inspektorëve që do të kontrollojnë për respektimin e masave. Nga 17 inspektorë, do të ja shtojmë edhe 85… Nga 17 inspektorë që kemi, 6 prej tyre janë të sëmurë”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Kosova është përballur me ngritje alarmante të numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.