Fjalë Kyçe

Vdes një femër pas një aksidenti trafiku në Pejë, arrestohet mërgimtari

Vdes një femër pas një aksidenti trafiku në Pejë, arrestohet mërgimtari

Të dielën në fshatin Radavc të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, që ka ndodhur mes dy veturave, një femër ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.