Fjalë Kyçe

Ministria e Financave me njoftim të rëndësishëm për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale

Ministria e Financave me njoftim të rëndësishëm për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka marrë vendim për lirimin e të gjithë përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt, në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit.

Në njoftimin për media tregohet se ky vendim vlen për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 e kanë afatin për riaplikim.

Ministria gjithashtu ka njoftuar se lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

Krejt në fund kjo ministri ka bërë të ditur se ky vendim mund të rishikohet, varësisht nga vendimet dhe rekomandimet e Qeverisë.