Në mbikëqyrje të masave antiCOVID, zyrtarët policorë në rajonin e Gjilanit sot kanë hasur në persona të cilët nuk po respektojnë këto masa.
Përgjatë ditës së sotme të njëjtit kanë ndërmarr masa për drejtuesit e automjeteve të transportit publik të cilët nuk kanë respektuar numrin e udhëtarëve të lejuar përgjatë udhëtimit.
“Policisë së Kosovës në DRP Gjilan, njësitet e trafikut rajonal, sot gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve të transportit publik urban dhe ndër urban, kanë hasur në persona që nuk po i respektojnë masat e parapara për pandeminë Covid 19 dhe ndaj tyre policia ka shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjithashtu është theksuar se është shqiptuar edhe një gjobë prej 200 euro, për shkak se ka kaluar numrin e lejuar të udhëtarëve në automjet.