Drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare për Insportin ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të mbetet futbollist i Lazios dhe se nuk do të largohet në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell Zëri.info.
Igli Tare ka thënë se Muriqi do të mbetet 100 për qind futbollist i Lazios dhe se është në planet e klubit për sezonin e ri që tashmë ka filluar.
“Jo, Muriqi do të mbetet futbollist i Lazios”, është konfirmimi dhënë nga Tare.
Gjatë ditëve të verës disa medie të ndryshme kanë raportuar se Muriqi do të kthehet në Fenerbahçe, por që asnsnjëherë nuk ka pasur diçka të vërtetë.
Reprezentuesi shqiptar i Kosovës, u transferua në Lazio nga Fenerbahçe për shumën e 20 milionë eurove.
Kujtojmë se, sot, (31 gusht), në orën 00:00 do të përfundojë afati kalimtar i transferimeve./