Fjalë Kyçe

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak më parë në Prishtinë.

Në aksident të përfshira ishin një veturë dhe një motoçikletë.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo