Fjalë Kyçe

Gjykata në Kroaci merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin fatal

Gjykata në Kroaci merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin fatal

Shoferit kosovar i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Slovanski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 11 mërgimtarë që po vinin drejt Kosovës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Ky vendim është marrë sot nga Gjykata në Kroaci.

Avokati i shoferit, Igor Cisher ka deklaruar se paraburgimi i klientit të tij është zgjatur nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha ai.

Poashtu ai theksoi se janë duke pritur një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetohen faktet.

Ndryshe aksidenti që ndodhi në Slovanski Brod të Kroacisë u cilësua si një nga aksidentet më tragjike të ndodhura ndonjëherë.