Fjalë Kyçe

Vitia siguron se ka mjaftueshëm vaksina

Vitia siguron se ka mjaftueshëm vaksina

Vaksina ka dhe së shpejti afër 1 milion do të vijnë në Republikën e Kosovës, kështu deklaroi në një konferencë për medie, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai bëri të ditur po ashtu se tani pacientët e prekur me COVID-19 që nuk e kanë gjendjen e rëndë shëndetësore mund të marrin terapinë ditore në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në vend.

Por, në rast se gjendja përkeqësohet dhe numri i personave të prekur me virus rritet, ministri bëri me dije se është konsideruar opsioni që pacientët të marrin trajtimin e duhur në spitale fushore, të cilat do të krijohen.

Në këtë konferencë për media, Vitia, megjithatë tha se situata tani është nën kontroll dhe për herë të parë në spitalet e COVID-19, gjatë orëve të fundit ka pasë më shumë pacientë të liruar se të pranuar në spitale.

Arben Vitia u zotua para gazetarëve se fokusi i tij, tani për tani, do të jetë 100% në shëndetësi derisa kryeministri, Albin Kurti, të zëvendësojë atë meqë është kandidat për kryetar të Prishtinës.