Fjalë Kyçe

Prishtinasi rrah babain dhe motrën e tij

Prishtinasi rrah babain dhe motrën e tij

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar babain dhe motrën e tij të cilëve u ka shkaktuar lëndime, shkruan lajmi.net.

Për pasojë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.