Fjalë Kyçe

Faton Abdullahu caktohet zëdhënës i PDK-së

Faton Abdullahu caktohet zëdhënës i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Menli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të kësaj partie.

Krasniqi ka thënë se Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës.Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë.Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike.