Fjalë Kyçe

Aksident trafiku në qendër të kryeqytetit, përfshihet edhe një veturë zyrtare

Aksident trafiku në qendër të kryeqytetit, përfshihet edhe një veturë zyrtare

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Pejton” në Prishtinë, raporton Express

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërkaq njëra nga veturat e aksidentuara është me targa zyrtare.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexues të Gazetës Express. Shihet se dëmet material janë të konsiderueshme.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, ndërkaq shihet se në vendngjarje ka dalë policia.