20 mijë e 618 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH-së, deri tani janë administruar 862 mijë e 224 doza të vaksinave. 570 mijë e 579 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 deri tani në vend.
291 mijë e 645 kanë marrë dy doza të vaksinave. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës. Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend e po ashtu edhe i viktimave. Andaj qytetarëve u është bërë thirrje që të vaksinohen sa më shpejt kundër këtij virusi.