Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 1171 pacientë, 38 më pak se një ditë më parë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,044 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes intensiv mjekësor.
Në QKUK janë të shtrirë 398 pacientë, 391 prej tyre Covid-19 pozitivë, 349 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773 pacientë, 653 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive 104 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 109 pacientë, Klinika Infektive III (Interno) 63 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 89 pacientë, Mjekimi Intensiv 20 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë 3 pacientë.
Spitali i Prizrenit 171 pacientë, Spitali i Gjakovës 106 pacientë, Spitali i Pejës 212 pacientë, Spitali i Gjilanit 128 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës 50 pacientë, Spitali i Ferizaj 77 pacientë.