Fjalë Kyçe

Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me COVID-19

Ndalohen dy persona për falsifikim të testeve me COVID-19

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy persona, pasi dyshohen se kanë falsifikuar teste për COVID-19.

kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria thotë se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dy të dyshuarit janë zënë në flagrancë në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të COVID-19.