Fjalë Kyçe

Kapen në flagrancë duke bërë teste në mënyrë të jashtëligjshme

Kapen në flagrancë duke bërë teste në mënyrë të jashtëligjshme

Pesë persona të cilët kryenin teste të shpejta të COVID-19, pa qenë të licensuar, janë arrestuar në Durrës.

Në operacionin policor “Laboratori”, u arrestuan në flagrancë E. H., 34-vjeçe, banuese në Tiranë; E. A., 24-vjeç, banues në Tiranë; E. Ç., 29-vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24-vjeçe, banuese në Durrës; dhe A. P., 25-vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen 4, duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse.