Një helmim në masë, dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka bërë të ditur se gjithsej 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një të pame.
“85 persona kanë konsumuar ushqim në një të pame në fshatin Trudë të Prishtinës, por 12 prej tyre kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi, kurse 6 persona në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Ramadani për Reporteri.net.
Ai ka thënë se personave që kanë kërkuar ndihmë u janë bërë analizat dhe ato do të dalin pas 72-orëve.
Kurse i pyetur nëse ju është bërë edhe testi anti-COVID, Ramadani tha se të gjithë pacientët kanë dale negativ.
“Po ju është bërë edhe testi anti-COVID atyre pacientëve që dyshohet se janë helmuar, të gjithë kanë dale negative”, tha ai. /Reporteri.net/.