Fjalë Kyçe

Një 16 vjeçar humb jetën në një vetaksident në Podujevë

Një 16 vjeçar humb jetën në një vetaksident në Podujevë

Një 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku, që ka ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti.