Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku po e konsideron iniciativën “Ballkani i Hapur” si një shumëfishim të iniciativave paraprake, pjesë e të cilave tashmë është Kosova.
Duke iu referuar si ‘minishengeni’, ajo tha se këtë iniciativë e sheh si një projekt të padëmshëm por që nuk i zgjidh problemet që janë krijuar mes Shqipërisë e Kosovës, krejt fal mospajtimeve politike.
“Çfarë mendoj unë për minishengenin? Është duplifikim i shumë iniciativave të tjera rajonale. Nuk ka asgjë në atë iniciativë e që nuk e kemi në iniciativat e tjera. Për mua edhe minishengeni edhe këto iniciativat e tjera nuk është se janë të dëmshme, por janë të pamjaftueshme sepse nuk e zgjedhin thelbin e problemit. E thelbi i problemit janë mospajtimet politike.”- tha Çitaku në ATV.