Lojtari i Barcelonës, Sergio Aguero, thotë se refuzoi për të veshur fanellën ikonike të numrit 10 në Barcelonë “nga respekti” për Lionel Messin.
Aguero, i cili iu bashkua “blaugranëve” në një transferim si lojtar i lirë, thuhet se iu ofrua numri i fanellës legjendare pas transferimit të Messit në Paris Saint-Germain.
Por, ish-lojtari i Manchester Cityt refuzoi fanellën për shkak të shoqërisë së tij me Messin.
“Refuzimi për të veshur fanellën me numrin 10 në Barcelonë?. Nuk ishte se nuk doja, por ishte mos respekt për Messin”.
Barcelona tani ka vendosur që ylli i ri, Ansu Fati, ta veshë fanellën me numrin 10.
Sa për Agueron, ai do të veshë fanellën me numrin 19.
Kujtojmë se 33-vjeçari ende nuk ka bërë debutimin e tij te Barça pas një lëndimi të pësuar në stërvitje.