Pas shumë përplasjeve që kanë pasur, mbrëmja e djeshme i ka bërë bashkë Meriton Mjekiqin dhe Noizyn.
Ata kanë qenë të ftuar në një event ku nuk ka munguar performanca e tyre, shkruan Indeksonline.
Meritoni u kujdes që në dalje të parë në skenë të krijojë një atmosferë brilante për pjesëmarrësit.
Pas Meritonit, ishte Noizy ai i cili u pa i shoqëruar me polici dhe sigurim gjatë performancës së tij.
Kjo mbase nga ‘frika’ për ndonjë eskalim të situatës apo të ndonjë përplasje të mundshme me kosovarin