Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjet lokale të 17 tetorit nuk duhet të shtyhen në asnjë mënyrë.
“Ne besojmë që një skenar politik i prezantuar tash e sa kohë në studio televizive nuk bën të ekzekutohet për shkak se në pyetje është demokracia. Nuk ka të bëjë me vullnetin e njerëzve, por ka të bëjë me pamundësinë për të shtyrë zgjedhjet sepse krijon precedent të rëndë për të ardhmen demokratike të Kosovës. Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve dhe besoj se kjo çështje është një ditë e mirë për demokracinë e në anën tjetër partitë politike duhet të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, e mbi të gjitha qeveria”.