Këngëtarja kosovare, Rina Balaj sot e ka lansuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Addiction”.
Në këtë videoklip Rina u shfaq me një pamje interesante, teksa ishin flokët e kuqe që morën më shumë vëmendje, përcjell Klankosova.tv.
Rina përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë adhuruesit e saj.
“Faleminderit krejtve që keni prit”, ka shkruar Rina në postimin e saj.
Ndryshe, Rina tash e një kohë është duke punuar për realizimin e albumit të saj të ri.