Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 591 pacientë.
Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Postimi i plotë:
Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, me 19 shtator 2021, janë 591 pacientë. Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive 87 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 47 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 27 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 60 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 5 pacientë, Klinika e Pediatrisë 1 pacient.
Spitali i Prizrenit 55 pacientë, Spitali i Gjakovës 50 pacientë, Spitali i Pejës 102 pacientë, Spitali i Gjilanit 49 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës 32 pacientë, Spitali i Ferizajt 42 pacientë.