Fjalë Kyçe

Katër persona të lënduar në një aksident në Lupç të Podujevës

Katër persona të lënduar në një aksident në Lupç të Podujevës

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimin lidhur me zbardhjen e shkaqeve që quan deri tek ky aksident.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.