Nga ora 10:00 do të nisë takimi i kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit për të folur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi
“Tani do të fillojmë takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të MASHTI për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenarët për fillim të vitit të ri shkollor”.
Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit mësimi fillon më 27 shtator.