Fjalë Kyçe

Një muaj paraburgim për shoferin që shkeli për vdekje një grua në Prizren

Një muaj paraburgim për shoferin që shkeli për vdekje një grua në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik që ka rezultuar me vdekjen e një personi.

Më datë 19 shtator, në orët e mbrëmjes, në rrugën Vërmicë – Prizren, i pandehuri duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, duke goditur një 55-vjeçare, e cila në ato momente truponte rrugën nga ana e majtë në anën e djathtë – në drejtim të lëvizjes së automjetit. Si pasojë e së cilës, e dëmtuara merr lëndime të rënda trupore, dhe më pas ekipi i mjekëve konstaton edhe vdekjen e saj.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.a