Fjalë Kyçe

NATO: Të qetësohet situata në veri, Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

NATO: Të qetësohet situata në veri, Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike, NATO, ka bërë thirrje për qetësim të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo aleancë ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t’i shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog.

“NATO thërret për qetësimin të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës. Ftojmë të dyja, Prishtinën dhe Beogradin që të përmbahen, t’i shmangin veprimet e njëanshme dhe të rikthehen në dialog”, ka thënë Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

“Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i jetës, mjedisit dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”.