Fjalë Kyçe

Sulmet në veri, Abdixhiku: Propozojë që Kurti të mbledhë spektrin politik, për të mbrojtur interesat tona shtetërore

Sulmet në veri, Abdixhiku: Propozojë që Kurti të mbledhë spektrin politik, për të mbrojtur interesat tona shtetërore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke përcjellë me vëmendje e shqetësim zhvillimet që ndodhën këtë të shtunë në veri të vendit.

Abdixhiku bën të ditur se gjatë kësaj kohe ka qenë në konktakt me kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, si dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

“Përgjatë pesë ditëve të fundit, LDK ka përcjellur me vëmendje e shqetësim zhvillimet në Veri të vendit. Përgjatë kësaj kohe, unë dhe kolegët e mi kemi qenë në kontakt me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e me zyrtarë të tjerë qeveritarë. Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gadishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit”.

Abdixhiku mes tjerash bën të ditur se ka propozuar që Kurti të mbledhë spektrin politik në vend, për të diskutuar për situatën në veri.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot. Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.