Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme nga sot do të kryhen edhe operacione joemergjente.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se ka kthyer programin e rregullt operativ, pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.
Këto ishin ndërprere muaj më parë për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë, ku shumë klinika në QKUK ishin kthyer në klinika COVID për të hospitalizuar pacientë.