Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar numrin e personave të infektuar me Covid-19 si dhe atyre të vdekur.
Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur jetën me betejën Covid-19, 3 qytetarë si dhe janë infektuar 23.
Postimi i plotë nga MSH:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.605.