Fjalë Kyçe

Stano thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar

Stano thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se janë duke vazhduar negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në  “Twitter”, Stano ka shkruar se negociatat janë duke vazhduar për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

“Dialogu: Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka mbaruar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano.

Në anën tjetër zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në me palën serbe.