Fjalë Kyçe

U tha se ishte sëmurë, por Vuçiç gjen fuqi dhe pret Ursula von der Leyen

U tha se ishte sëmurë, por Vuçiç gjen fuqi dhe pret Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Tiranë e Prishtinë, ka udhëtuar drejt Beogradit.

Von der Leyen u prit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç me çrast ky i fundit i ka dhuruar edhe një buqetë lulesh presidentes së Komisionit Europian.

Për Vuçiç u tha se ishte sëmurë dhe kishte anuluar të gjithë takimet, por mesa duket ka gjetur forcën që të takohet me Von der Leyen shkruan abcnews.al.

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen mbërriti të martën në mëngjes, (28.09) në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik në prag të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, (BE-BP) që do të zhvillohet më 6 tetor në Slloveni, vendin që ka presidencën e radhës së BE.