“Ça bone” do të quhet kënga e re e cila do të vijë në bashkëpunim me treshen e famshme të përbërë nga: Gjiko, Ledri Vula dhe Lumi B.
Veçse kësaj here, atyre duket t’iu jetë bashkuar edhe DJ Flow.
Kjo është bërë e ditur nga vetë artistët të cilët I kanë ndarë imazhe të projektit.
Fotografitë duket se përfshijnë një skenë interesante nga xhirimet e klipit, ku rap-artistit mund të shihen teksa gostisin në një tryezë me pije dhe ushqime të ndryshme.
“Ça bone”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e fotografive të ndara me ndjekësit në Instagram, duke bërë të aludohet se ky mund të jetë titulli i këngës së tyre të re.
Të njëjtët kanë bashkëpunuar më parë edhe në këngët e suksesshme si: “Shtrejt”, “Pablo” dhe “Messi (Remix)”.