Fjalë Kyçe

Çfarë thotë drejtori i IKD-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Çfarë thotë drejtori i IKD-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, përmes një postimi ka treguar këndvështrimet e tij lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij është perspektiva e Republikës së Kosovës, Serbisë, i BE-së dhe i Amerikës.

Më poshtë gjeni njoftim:

Dialogu Kosovë-Serbi, nga këndvështrime, perspektiva, strategji dhe qëllime të ndryshme!

Këndvështrimi i Republikës së Kosovës:

Dialogu shumicën e kohës në pese vitet e fundit shfrytëzohet nga partitë politike për poena politik, linqim të kundërshtareve politik, pa vizion, mungesë platforme dhe strategjie se çka duan të arrijnë nga dialogu.

Këndvështrimi i Serbisë:

Status-quo, tejzgjatje e procesit të dialogut me strategjinë se në 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme mund të ndryshon fuqia vendimmarrëse e shteteve/fuqive në politiken botërore, me theks të veçantë dobësimi i ShBA dhe aleateve tjerë të Kosovës.

Këndvështrimi i BE-së:

Njëjte si Kosova, edhe BE nuk ka vizion dhe strategji lidhur me atë se çka duan të arrijnë në fund të këtij procesi. Mungesa e lidershipit dhe vullnetit në BE, përputhet me interesin dhe strategjinë e

Serbisë, për të vazhduar status-quo, të tej zgjatet procesi i dialogut ne pafundësi, dhe të mjaftohen dhe vet kënaqen vetëm me faktin se palët nuk u pajtuan me asgjë, por u pajtuan të vazhdojnë të dialogojnë.

Këndvështrimi i Amerikës:

Vizion dhe strategji që dialogu të ketë sukses, në një afat sa më të shpejtë të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi, Kosova pjese e OKB. Përkundër vullnetit dhe kërkesës së ShBA, rrugës po ballafaqohet me pengesë të tre-fishtë nga Kosova, Serbia dhe BE, për të ardh deri tek zgjedhja finale.