Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare të Vërmicës kanë hasur barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime.
“Në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, është zgjedhur për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, gjatë kontrollit është hasur në barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime, me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore”, thuhet në komnikatë.